Më 1 qershor në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Shtypja e gazetave, veprimtaritë e agjencive të udhëtimit, fitneset dhe pushimet e akomodimet janë disa nga veprimtaritë e bizneseve që nuk do të fillojnë as në këtë fazë, shkruan Telegrafi.
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka publikuar listën e plotë e bizneseve të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria.
Lista bazohet sipas urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë, për lehtësimin e masave nga pandemia COVID-19 nga data 4 maj.
Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria, si dhe e ndarë sipas fazave.
Lista e llojeve të bizneseve që nuk janë hapur as në fazën e tretë:
– Peshkimi detar,
– Akukultura detare,
– Nxjerrja e naftës së papërpunuar,
– Nxjerrja e gazit natyror,
– Veprimtaritë mbështetëse për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror,
– Veprimtaritë mbështetëse për nxjerrjen e produkteve të tjera nga nëntoka,
– Shtypja e gazetave,
– Përpunimi i lëndës djegëse nukleare,
– Prerja e monedhave,
– Ndërtimi i projekteve të ujit,
– Ndërtimi i projekteve të tjera të ndërtimit civil,
– Veprimtaritë e ndërmjetësimit të specializuar për shitjen e produkteve të veçanta,
– Veprimtaritë e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrash,
– Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve, në dyqane të specializuara,
– Tregtia tjetër me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje,
– Transporti përmes tubacioneve,
– Transporti detar dhe bregdetar i pasagjerëve,
– Transporti detar dhe bregdetar i mallrave,
– Transporti i brendshëm ujor i pasagjerëve,
– Transporti i brendshëm ujor i mallrave,
– Transporti ajror i pasagjerëve,
– Transporti hapësinor,
– Veprimtaritë shërbyese të rastit për transportin tokësor,
– Veprimtaritë shërbyese të rastit për transportin ujor,
– Veprimtaritë shërbyese të rastit për transportin ajror,
– Pushimet dhe akomodimet e tjera me qëndrim të shkurtër,
– Kampingjet, parqet me mjete rekreative dhe me rimorkio,
– Akomodime të tjera,
– Veprimtaritë e agjencive të udhëtimit,
– Veprimtaritë e operatorëve turistikë,
– Shërbimet e tjera të rezervimit dhe veprimtaritë e lidhura me to,
– Veprimtaritë e kombinuara shërbyese të administrimit të zyrave,
– Organizimi të konferencave dhe panaireve afariste,
– Veprimtaritë e agjencive të arkëtimit të pagesave dhe zyrave të kreditit,
– Aktivitet arsimore,
– Veprimtaritë e tjera të shëndetit të njeriut,
– Veprimtaritë e kujdesit social pa akomodim për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta,
– Veprimtaritë e kujdesit ditor të fëmijëve,
– Veprimtaritë e bibliotekave dhe të arkivave,
– Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike, si dhe i atraksioneve të ngjashme për vizitorë,
– Kopshtet botanike dhe zoologjike, si dhe veprimtaritë e pasurive natyrore,
– Veprimtaritë e klubeve sportive,
– Veprimtaritë e mirëmbajtjes trupore. /Telegrafi/