Site icon Telegrafi

Llogaritjet u bënë keq, dy aeroplanë u përplasen në një aeroport në Turqi (Video)

Një gabim në llogaritjen e rrugës nga ana e një piloti ka çuar në përplasjen e dy avionëve të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk, në Stamboll.

Një avion i “Turkish Airlines” po priste me pasagjerë në bord pasi kishte përfunduar udhëtimin nga qyteti i Erzincanit, kur është përplasur nga një avion i “Air Asia”.

Krahu i avionit “Air Asia” ka dëmtuar ndjeshëm pjesën fundore të “Airbus 321”, të kompanisë ajrore turke.

Media turke raporton se fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve të dy avionëve, përcjell tvklan.tv.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve avioni i “Turkish Airlines” është dërguar për riparim.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=B2fGi6XtUa8

Exit mobile version