Site icon Telegrafi

Llogaritet se masakruan 300 mijë njerëz, Gjermania kërkon falje për krimet e kryera në Tanzani

“Më vjen turp për atë që bënë ushtarët kolonialistë gjermanë”, tha Frank-Walter Steinmeier.

Kreu i shtetit gjerman kërkoi “falje” të mërkurën për abuzimet e kryera nga forcat koloniale të vendit të tij në Tanzani, gjatë një vizite në Songea, vendi i masakrës së njerëzve indigjenë Maji-Maji në fillim të shekullit të XX-të.

“Përkulem para viktimave të sundimit kolonial gjerman. Dhe si president federal i Gjermanisë, dua të kërkoj falje për atë që gjermanët u bënë paraardhësve tuaj”, deklaroi Steinmeier, raporton euronews.

Midis viteve 1905 dhe 1907, trupat koloniale gjermane masakruan midis 200 mijë dhe 300 mijë përfaqësues të Maji-Maji pas një kryengritjeje të kësaj të fundit, sipas vlerësimeve të dhëna nga historianët.

Vizita në Tanzani nga Steinmeier, pozicioni i të cilit është në thelb nderi në Gjermani, por që vepron si garantuesi moral i vendit, vjen në të njëjtën kohë me atë të mbretit Charles III në Kenia, i cili dënoi abuzimet koloniale të vendit të tij në Afrikën Lindore.

Perandoria koloniale gjermane, e cila kurrë nuk përputhet me shtrirjen e plotë të asaj franceze, britanike apo portugeze, përfshiu disa vende afrikane, duke përfshirë Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Namibinë dhe Kamerunin. Ajo pushoi së ekzistuari pas Luftës së Parë Botërore.

Për një kohë të gjatë, kjo përgjegjësi u la në hije shkaku i dy luftërat botërore dhe Holokaustit. Por, gjatë dy dekadave të fundit, vendi megjithatë ka filluar të pajtohet me të kaluarën koloniale. /Telegrafi/

Exit mobile version