Publikimi “Fjala është fjalë – 100 ditë Qeveri për qytetarët!” është përkthyer në gjuhën shqipe.
Në këtë publikim qeveria ka përmbledhur rezultatet nga puna e ministrave të kabinetit qeveritar dhe projektet e realizuara të tyre.
“Publikimi është llogaridhënie e qeverisë së re reformuese, në të cilën janë mbledhur rezultatet nga puna e të gjitha ministrive individualisht në 100 ditët e para të punës së përbërjes së re qeveritare, në frymën e angazhimeve themelore të Qeverisë, për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve të Republikës ës Maqedonisë”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp./Telegrafi/