Telegrafi

Llogaria në Instagram, me dysheme të mahnitshme nga vende të ndryshme të botës (Foto)

Turistët që vizitojnë vende të ndryshme, mbajnë kokën lartë dhe shikojnë peizazhe dhe ndërtesa.

Ata fotografojnë shtëpi me arkitekturë të veçantë, ura dhe objekte unike, si dhe kafshë të rralla e pemë të lashta, transmeton Telegrafi.

Por një fotograf gjerman, ka zgjedhur të fotografojë dyshemetë e vendeve që viziton.

Sebastian Erras e ka hapur një llogari në Instagram, ku i hedhë të gjitha fotografitë, që iu bën këtyre hapësirave shumëngjyrëshe me vizatime të veçanta.

Megjithëse llogaria tij quhet ‘parisianfloors’, aty mund të shihen fotografi të bëra në Francë, Itali, Britani të Madhe, si dhe vende të tjera.

Në këto imazhe, Erras nuk shihet asnjëherë por vetëm pjesa e poshtme e dhomës, si dhe këpucët e tij. /Telegrafi/