Llogaria e Pornhub është fshirë përgjithmonë nga Instagrami pas disa javësh pezullimi për shkelje të disa herë të politikave, transmeton Telegrafi.
Meta pretendon se, gjatë dekadës së fundit, Pornhub ka shkelur në mënyrë të përsëritur kushtet e shërbimit në lidhje me lakuriqësinë, përmbajtjen e të rriturve dhe nxitjen seksuale. Megjithatë, nuk specifikoi se si saktësisht, përtej asaj që tha për New York Post se llogaria kohët e fundit ka shkelur rregullat kundër nxitjes seksuale duke inkurajuar përdoruesit e Instagramit të largohen nga platforma e mediave sociale dhe të vizitojnë një faqe pornografike.
Si përgjigje, Pornhub publikoi një letër të hapur në Twitter, duke e quajtur këtë veprim të padrejtë dhe duke i bërë presion Meta-s që të shpjegojë qartë se pse llogaria e saj dhe ajo e krijuesve të tjerë të përmbajtjeve për të rritur fshihen vazhdimisht.
Pornhub argumenton se zbatimi i politikave të Instagramit në lidhje me platformën ka qenë “i errët, diskriminues dhe hipokrit” gjatë viteve. /Telegrafi/