Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatë Penale për refuzimin e kërkesës së Agim Islamit për rigjykim të rastit “Alfa”.
Lloga kërkon se refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së.
“Skandaloze, Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit.
Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë”, shkruan Lloga në Facebook.
Lloga shkruan se përfaqësuesit politikë shqiptar VLEN gjegjësisht përkthyesit e OBRM-PDUKM-së, si gjithmonë, heshtin përballë rasteve kur shkelen shqiptarët duke treguar pafuqinë e tyre politike./Telegrafi/