Site icon Telegrafi

Lloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se një ndër premtimet kryesore të përfshirjes së ASH-së në Qeveri, vetingu në gjyqësorë, nuk do të realizohet në qoftë se nuk do të has në mbështetje të BE-së dhe SHBA-së.

Ai, për emisionin “200” theksoi se veçse ka filluar takimet për zgjedhjen e modalitetit më të mirë për kryerjen e këtij procesi të vështirë, pasi që thotë se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë dokument për fillimin e këtij procesi.

“Brenda këtyre pak ditëve, nuk janë bë as 5 ditë që jam në atë institucion, kam arritur të krijoj disa takime, me disa institucione të vendit dhe ndërkombëtare që të rrisim komunikimin dhe të fillojmë prej diku. Tash këtë proces mund ta udhëheqë ministria e drejtësisë, mund të udhëhiqet bashkë në kuadër të qeverisë, ose parlamenti ose kombinimin me partitë politike. por unë mendoj që është interes madhor edhe për OBRM-PDUKM-në edhe për LSDM-në edhe për BDI-në, edhe për krejt”, u shpreh Lloga.

Exit mobile version