Ministri i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Ai sot gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takim me zëvendës ndihmës prokurorin e përgjithshëm dhe këshilltarin për marrëdhënie ndërkombëtare, Bruce C.Swatz.
“Nder i veçantë të realizoja një takim në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, me zyrtarë të lartë të kryesuar nga Zëvendës Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Bruce C. Swartz.
Fillimisht shpreha faleminderimin për kontributin dhe investimet ndër vite të SHBA-ve për sistemin e drejtësisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Diskutuam për reformat në drejtësi, strategjinë 2023-2027, ndryshimet kushtetuese dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen euro-atlantike të vendit, Kodin e ri Penal, Afatin e zgjedhjes së prokurorit republikan, Sistemin për shpërndarjen e lëndëve në Gjyqësor – AKMIS”, ka bërë të ditur ministri Lloga.
Ai ka bërë të ditur se në këto takime ka njoftuar autoritetet amerikane edhe për sistemin dhe gjendjen e burgjeve të vendit, si dhe propozim ligjin për amnesti.
“Bashkëpunimi bilateral me SHBA duhet të vazhdojë dhe të thellohet, pasi për RMV-në ky bashkëpunim ka pasur dhe vazhdon të ketë rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve”, nënvizoi ministri Krenar Lloga.
Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje dhe faleminderime për pritjen dhe takimet e rëndësishme edhe me Goran Krnaich – Senior Counsel Office of the Assistant Attorney General Criminal Division, Pranga Soni- Regional Director DOJ – EUROPE, Michael J. Lyness-Trial Attorney – Office od International Affairs DOJ, Michael E. Eaton-Trial Attorney Office of International Affairs – Criminal Division.