Ministri i Drejtësisë realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska dhe me Zëvendëskryetaren, Katica Nikollovska, biseduan për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe KSHPK-së si dhe për aktivitetet të cilat po ndërmerren në pjesën e realizimit të masave dhe aktiviteteve në luftën kundër korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
“Gjithashtu u bisedua edhe për nevojën e fuqizimit të mekanizmave për parandalim dhe eliminim të korrupsionit. U konstatua domosdoshmëria për implementim të mekanizmave ligjorë dhe kontrollues për mbikëqyrje dhe përcaktimin e përgjegjësisë të aktorëve përkatës, veçanërisht në kuadrin e gjyqësorit. Në takim u shkëmbyen qëndrime edhe lidhur me fuqizimin e rolit dhe zgjerimin e kompetencave të KSHPK-së dhe nevojën për fuqizimin e pavarësisë financiare dhe gjendjen me burimet njerëzore të komisionit”, kumtojnë nga Ministria.
Ministri Lloga theksoi se në periudhën në vijim do të shqyrtohen mundësitë e vendosjes së detyrimeve ligjore për dërgimin e pyetësorëve për më shumë kategori të cilat nuk janë të përfshira me legjislacionin ekzistues.