Artisti i njohur, LLOCH, ka prezantuar për publikun parodinë e tyre të radhës.
“Shoqet” titullohet ky projekt muzikor, për muzikën e së cilës është kujdesur Sensi.
Personat pjesëmarrës në këtë parodi janë: Ylber Bardhi, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Valentin Beiqi, Esa Gashi.
LLOCH përndryshe njihet si artist, i cili në formë parodish ka luftuar fenomenet e ndryshme që ndodhin në shoqërinë shqiptare.
E “shoqet” mesa duket është një tjetër projekt, që trajton një temë aktuale të ditëve të sotme, kombinuar me satirën. /Telegrafi/