Telegrafi

“Lloch” publikon këngën “Qeni” (Video)

Grupi “Lloch” ka publikuar këngën e re që e ka shoqëruar me videoklip.

E titulluar “Qeni”, edhe kjo këngë është një parodi e radhës për realitetin tonë.

Në këtë projekt trajtohet përpjekja e vazhdueshme e mashkullit për të bërë për vete një femër.

Ndërsa në kuadër të asaj që ndodh përfshihen edhe të gjitha rrethanat anësore.

Titulli i këngës aludon te ndjekja e mashkullit ndaj një femre që i pëlqen në kohën e tashme.

“Heroi”, “I huqti” e “M’ka met” ishin paroditë e mëparshme të “Lloch”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me tekst dhe videon e re. /Telegrafi/