Telegrafi

LLOCH prezanton projektin e ri “Papillon”

LLOCH ka prezantuar për publikun projektin më të ri muzikor.

Këngëtari i cili njihet për stilin e tij krejt ndryshe në të kënduar, ka sjell këngën e re me titull “Papillon”.

Si çdo herë tjetër, kënga vjen si parodi dedikuar realitetit të shoqërisë sonë.

“Papillon” është punuar nga Papermusic, ndërkaq xhirimet e klipit janë kryer në Shkup.

LLOCH është i njohur për projekte të tilla satirike, të cilat priten mjaft me interes nga publiku. /Telegrafi/