Ndër shkaktarët kryesor të cilësisë së dobët të arsimit në Kosovë, janë librat shkollorë të cilët kanë nivel jashtëzakonisht të ulët të cilësisë.
Kështu po konsiderojnë profesorët universitarë dhe njohës të arsimit në vend
Profesori Milazim Krasniqi po kërkon ndryshimin e këtyre librave, duke thënë se është shumë e rëndësishme që ato të ndërrohen me tituj dhe literaturë të re.
Njëjtë po mendon edhe profesori universitar Rrahman Paçarizi.
Ai mori për ilustrim një hartë me komunat e Kosovës, të një libri të shkollave fillore, duke thënë se në të ka gabime aq elementare sa që emrat e qyteteve janë të shkruara gabimisht.
Të dy këta, shtuan se përderisa botimi i librave me të cilët mësojnë nxënësit shqiptar paguhen nga taksat e qytetarëve, atëherë domosdo duhet kërkuar nga Ministria e Arsimit që sa më parë ta bëjë një reformë, duke i zëvendësuar këto libra.