Telegrafi

Lleshi do ta drejtoi Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme si zëvendësministër, por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”, u shpreh Rama.