Rusia do të ndërmarrë masa ushtarake në rast se luftëtarët e grupit Shteti Islamik nga qyteti irakian Mosul zhvendosen në Siri, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergei Llavrov.
“Mosuli është qytet i madh, me popullatë prej 1,5 milionë banorësh, nëse jo edhe më shumë”, tha Llavrov.
“Kuptohet, ne e ndjekim këtë operacion, sepse të gjithë jemi të interesuar për shkatërrimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik”, vërejti ai.
Llavrov deklaroi se Mosuli për momentin nuk është tërësisht i rrethuar dhe se nuk i di shkaqet për atë.
“Është e mundur që thjesht të mos kenë mundur”, deklaroi ai.
Llavrov shfaqi shpresë se kjo i referohet pafuqisë, e jo veprimeve targetore.
“Ky korridor që po ruhet, megjithatë, krijon rreziqe që Shteti Islamik të largohet nga qyteti irakian Mosul për në Siri”, tha ai.
“Kuptohet, ne do ta vlerësojmë gjendjen dhe do të sjellim si vendime politike, ashtu edhe ushtarake, nëse kjo ndodh, në Siri, ku grupi ynë (ushtarak) vepron me lutje të Qeverisë së ligjshme, paraqiten kontigjente plotësuese të Shtetit Islamik”, theksoi ai.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, gjithashtu, tha se vendi i tij shpreson se vëmendje ndaj këtij fakti do të kushtojë edhe SHBA-ja, e cila aktivisht merr pjesë në operacionin në Mosul.