Debati kryesor për lëndën “Total”, ku i dyshuari është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për evazion fiskal, është shtyrë për me 14 maj.
Gjykata Penale ka anuluar seancën e sotme për lëndën “Total” për shkak se i dyshuari për evazion fiskal, gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, nuk mori pjesë në seancë, për shkaqe shëndetësore dhe familjare.
Edhe dy seancat e mëhershme ishin anuluar për arsye të njëjtë. /Telegrafi/