Në vazhdimin e seancës të lëndës “lëndina” u lëshuan “bombat” nga bisedat e përgjuara telefonike në mes Dragan Pavlloviq Llatas dhe Zllate Anastasov, udhëheqës në firmës që ndërton e shtëpiza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njërën nga “bombat”, Llatas i thotë Anastasov se do të fitoj 7.000 tulla çka “Tv Sitel” i ka fituar si kompensim nga një firmë tjetër. Vlera e tyre kompensuese ka qenë 14.000 euro
“Me 14.000 euro më lehtë merret frymë”, i thotë Llatas bashkëbiseduesit.
“Dërgesa le të jetë në emrin e Sitel”, e rikujton Latas bashkëbiseduesin.
Pas kërkesës së avokates së Latas, opinioni është i ç’kyçur nga 28 “bombat”, për shkak të ruajtjes së privatësisë së të akuzuarit.
Gjyqtarja Kletniçka vendosi, pas propozimit të PSP-së, që kjo të vazhdohet edhe për 121 “bombat” tjera, të caktuar për pesë seancat tjera. /Telegrafi/