Të gjithë ata që qëndrojnë pas Katica Janevës nuk besojnë në atë, tha gazetari dhe redaktori Dragan Pavlloviq Llatas në studion e hapur të TV Nova-s, në lidhje me “Intervista kontroverze e Katica Janevës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në Maqedoni deri më tani nuk kemi parë një intervistë të tillë në kuptimin që edhe në Evropë nuk ka të tillë, ka pasur në Rusi dhe Serbi dhe tani pamë edhe këtu. Çdo zyrtar publik ka për detyrë për paraqitjet e tij publike. Sidomos kur bëhet fjalë për bartjen e pushtetit gjyqësor, që erdhi nga fakulteti i drejtësisë, ku pjesë e saj është retorika’, tha Latas.
Ai kritikoi edhe politikën redaktuese të shërbimit publik, duke pasur parasysh se është i frikshëm koncepti që të jesh i ftuar si mysafir, të cilit do t’i jepen pyetje dhe përgjigje që as nuk di si ti lexojë.
Telegrafi Maqedoni rikujton opinionin se Katica Janeva ishte e ftuar në RTVM për intervistë para katër ditëve, ku u kritikua nga opinioni për shkak se pyetjet dhe intervista ishte e kurdisur. /Telegrafi/