Telegrafi

Llapushnik: Pritet shtylla e largpërçuesit – dhjetëra lokalitete në terr

Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe si pasojë e prerjes së kësaj shtylle kanë mbetur pa energji elektrike 43 Trafo stacione 10/04 kV të kësaj pjesë, që përfshijnë dhjetëra lokalitete.

"KEK e dënon ashpër këtë akt vandal dhe kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta zgjidhin sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që fajtorët të marrin dënimin e merituar". /Telegrafi/