Një person është shoqëruar në stacion policor në Podujevë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima sipas Policisë, ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.