Gjenerali famëkeq Milovan Bojoviq që ka operuar në rajonin e llapit para dhe gjatw luftës, ky i fundit ka hyrë në këtë territor para disa ditëve.
Klan Kosova sjell kronikën me banorët e fshatit Shtedim të komunës së Podujevës, se si e kishin parë ata ish-gjeneralin serb në fshatin e tyre, por nuk e kishin njohur dhe iu kishin ofruar ndihmë dhe ushqim.
Mirëpo, i moshuari Jahir Sejdiu, derisa po bisedonte me Bojoviqin e kishte vërejtur se ai është person i dyshimtë.
Gjithashtu rrëfehet ardhja e policisë së Kosovës në këtë fshat.