Llapi ka marrë një tjetër fitore duke vazhduar me rezultate pozitive në tre ndeshjet e fundit.
Llapjanët kanë triumfuar ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 3-2 në një ndeshje që dhuroi spektakël.
Vetëm pas 15 minuta lojë, vendasit kaluan në epërsi kur shënoi Gerhard Progni për 1-0.
Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm pesë minuta pasi Zenel Gavazaj barazoi gjithçka në 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.
Vendasit u treguan më konkret në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy gola.
Francisco Rivera fillimisht në minutën e 66-të shënoi për ta rikthyer epërsinë e Llapit në 2-1, derisa tre minuta më vonë Trimror Selimi u gjend bukur në zonë duke shënuar pas asistimit të Netos për 3-1.
Krejt në fund Drenica realizoi edhe golin e dytë dhe tentoi për të barazuar rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia dolën.
Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë, duke lënë Drenicën një pozitë më poshtë me një pikë më pak.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret kampionin në fuqi Ballkanin. /Telegrafi/