Site icon Telegrafi

Llapi vazhdon me ‘blindimin’ e lojtarëve – radha për Arbnor Ramadanin

Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka njoftuar se Arbnor Ramadani do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre edhe për një vit.

Pasi arritën marrëveshje me Elvis Prençin për vazhdimin e kontratës (po ashtu për një vit) edhe Ramadani ka bërë një gjë të tillë.

Mesfushori arriti të zhvillonte më së shumti paraqitje te Llapi, duke qenë pjesë e 29 takimeve në këtë edicion.

“Mesfushori me më së shumti paraqitje (29 gjithsejt, 28 kampionat/1 kupë) për Llapin në edicionin që sapo e përmbyllëm, Arbnor Ramadani ka vazhduar kontratën edhe për 1 vit. Ramadani i vërshuar nga ofertat e shumta, ka vendosur që t’i qëndroj besnik KF Llapit edhe për një edicion tjetër, kështu që ai tashmë hyn në vitin e tretë që është pjesë e skuadrës”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Llapi vazhdon me Elvis Prençin edhe për një vit

“Ramadani këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm duke zhvilluar 29 ndeshje në total duke realizuar 4 gola dhe 4 asistime”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Kujtojmë se Llapi këtë edicion e mbylli në pozitën e gjashtë me 45 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version