Telegrafi

Llapi triumfon ndaj Besës

Llapi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Besës duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës luajtën një ndeshje të bukur dhe pa presion të pikëve në Podujevë.

Trajneri i vendasve, Tahir Batatina kishte bërë disa ndryshime në formacion për këtë sfidë.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por rrjetet mbetën të paprekura 0-0.

Goli i parë në ndeshje erdhi 20 minuta para mbylljes.

Ishte kapiteni i vendasve, Hamdi Namani që shënoi një gol të bukur për ta kaluar Llapin në epërsi.

Golin e dytë Llapi e shënoi në minutën e 82-të, ku realizoi mbrojtësi Egzon Sinani.

Pas kësaj fitore, Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 53 pikë të tubuara.

Ndërkohë pejanët ndodhën në pozitën e pestë me 44 pikë. /Telegrafi/