Llapi dhe Besa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fortë të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Podujeva është nikoqir i pejanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Zahiri Pajaziti’ me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një seri prej tri humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar rënien nga kategoria.
Në anën tjetër, Besa e rënë tashmë nga elita ju ka shkaktuar disa probleme të mëdha skuadrave javët e fundit dhe synon të njëjtën gjë ta bëjë edhe me Llapin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Coric; Emini, Idrizi, Prenci, Peposhi; Ramadani, Shabani, Hoti; Veliu, Januzi, Selmani;
Besa: Haxhijaj, Hana, Ibrahimi, Ajdini, Saliu, Beseni, Tahiri, Haxhiu, Raqi, Idrizi, Syla.
/Telegrafi/