Telegrafi

Llapi synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Arbërisë, formacionet zyrtare

Llapi dhe Arbëria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva është nikoqir i ekipit nga Dobraja e Lipjanit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina vjen nga një formë e mirë me një fitore në kampionat dhe një në kupë dhe synon ta marr fitoren e tretë me radhë.

Në anën tjetër, ekipi i Arbnor Morinës ka rënie të formës në ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.

Llapi: Coric; Emini, Haliti, Prenci, Peposhi; Krasniqi, Al.Ramadani, Ar.Ramadani; Aliu, Januz, Sadriu;

Arbëria: Thaqi, Pira, Ibrahimi, Beqiri, Avdulli, Zabërgja, Kashtanjeva, Bruqi, Bahtiri, Kryeziu, Marcelei.

/Telegrafi/