Iu bashkua Llapit me shumë bujë më 21 janar, por qëndrimi i tij në Podujevë zgjati vetëm tre muaj.
Fjala është për mbrojtësin qipriot, Martinos Christofi i cili nuk është më pjesë e Llapit.
Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka njoftuar se kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme me 29-vjeçarin.
Llapi e ka falënderuar Christofin për kontributin e dhënë për klubin gjatë qëndrimit të tij tre mujor.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi.
Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falënderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë. /Telegrafi/