Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të zhvilluar pas bllokimit nga coronavirusi.
Llapjanasit e nisën shumë mirë takimit pasi shënuan që në minutën e 3-të me Elvis Prençin.
Edhe pse kishte raste në të dyja anët, nuk kishte më gola në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nisi sërish furishëm për Llapin, që shënuan menjëherë për 2-0.
Kastriot Selmani gjuan bukur me kokë dhe realizon për ta dyfishuar epërsinë.
Dukagjini arriti të ngushtojë epërsinë pas një aksioni të bukur. Altin Merlaku aspo bukur te Erblind Mulaj që realizoi me portën e zbrazët për 2-1.
Kur ndeshja shkonte kah fundi, Llapi kërkonte që ta vuloste fitoren dhe këtë e arriti kur shënoi Ersil Ymeri, duke realizuar me kokë pas harkimit të Alban Shabanit (3-1).
Krejt në fund Valmir Veliu shënoi gol të bukur pas një aksioni individual për 4-1.
Llapi me këtë fitore shkon në kuotën e 37 pikëve, duke mbajtur pozitën e pestë. /Telegrafi/