Telegrafi

Llapi sfidon kampionin në fuqi, formacionet zyrtare

Llapi do të jetë nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat bardhekaltër do të përballen me njëra tjetrën për herë të parë këtë edicion, pasi ndeshja e xhiros së parë është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra kanë prodhuar lojë të bukur dhe me shumë gola.

Njësoj pritet të jetë edhe sot dhe tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Hoffman, Idrizi, Prenci, Gjoni, Maliqi, Shabani, Arb. Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Januzi.

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqori, B.Shabani, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Alidema, Rexha. /Telegrafi/