Telegrafi

Llapi me rikthim mposht Trepçën ’89 në “Riza Lushta”

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit doli të jetë interesante, por në fund fitorja i takoi llapjanasve me rezultat 2-1.

Pjesa e parë kishte raste, por për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 44-të e ndeshjes.

89-shi fitoi penallti dhe i saktë ishte Arb Manaj për 1-0.

Llapi u këndell vetëm në fundin e ndeshjes, kur bëri edhe disa aksione të bukura.

Fillimisht ishte Ersil Ymeraj që shënoi me kokë në minutën e 82-të.

Llapi nuk e la të reagojë 89-shin duke shënuar menjëherë golin e dytë.

Ishte Egzon Krasniqi që shënoi gol të bukur për 2-1 dhe për t’i dhënë tri pikë Llapit.

Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në venin e tetë me 26 pikë. /Telegrafi/