Llapi ka prezantuar sulmuesin e krahut të majtë, Altin Merlakun, me të cilin kishin arritur marrëvehsje muaj më parë.
Lojtari ka ardhur nga Besa me të cilën ka luajtur në muajt e fundit.
Altin Merlaku do veshë fanellën e Llapit për një vit.
Merlaku është 24 vjeç më parë ka mbrojtur ngjyrat e Dukagjinit dhe Drenicës.
Sulmuesi i krahut të majtë ka shfaqur performanca të shkëlqyera me Besën gjatë edicionit vjeshtor, duke shënuar tre gola.
Besa nuk po kalon periudhë të mirë financiare. /Telegrafi/