Telegrafi

Llapi pret Ulpianën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, formacionet zyrtare

Llapi rikthehet në ‘Zahir Pajaziti’ pas një periudhe prej tetë muajve mungesë.

Në ndeshjen e parë të edicionit pranveror në BKT Superligën e Kosovës, Llapi pret Ulpianën.

Skuadra e Tahir Batatinës synon tri pikët, pasi do ta mbanin në garë për titullin e kampionit duke ngushtuar diferencën me liderin Dritën në vetëm pesë pikë.

Në anën tjetër Ulpiana që po lufton për mbijetesë synon që të shkaktojë një tjetër befasi dhe të rikthehet me pikë nga ky duel.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion, ku ndeshja e parë në Merdare përfundoi baras 1-1 derisa në Lipjan llapjanët fituan 0-6.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric; Idrizi, Prençi, Neto, Emini; Ramadani, Krasniqi, Rivera; Veliu, Shillova, Selmani;

Ulpiana: Ajeti; Rapuca, Shkalla, Domagoj, Avdulli; Mustafa, Iran; Rezi, Qerimi, Priesley; Selimi;

/Telegrafi/