Llapi pasi fitoi në Superkupën e Kosovës, do të tentojë ta nis edhe kampionatin me fitore përballë Ulpianës që kthehet pas shumë vitesh në elitë.
Skuadra e Tahir Batatinës ka filluar përgatitjet para shumë kohësh pasi luajti edhe në Evropë.
Nga minuta e parë luajë emra si Benjamin Emini, Kushtrim Shabani e Alban Shillova.
Në anën tjetër edhe Ulpiana ka afruar disa lojtarë dhe pritet të jetë kockë e fortë për çdo kundërshtarë.
Ndeshja zhvillohet në “Merdarë” dhe do të fillojë në ora 17:00.
Llapi: Avdyli; Emini, Prençi, Selmani, Maliqi, Shillova, Zeqiri, Shabani, Peposhi, Riviera, Silva Neto. Kryetrajner: Tahir Batatina
Ulpiana: Blakçori; Qerimi, Rapuca, Musliu, Cesar Santos, Mustafa, Gjoni, Boudega, Rezi, Junior, Shkalla. Kryetrajner: Edlir Tetova.
/Telegrafi/