Telegrafi

Llapi pret Ballkanin, dy skuadrat kërkojnë vazhdimësi të fitoreve – formacionet zyrtare

Llapi është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit përballen për herë të parë këtë edicion në ‘Zahir Pajaziti’ me fillim nga ora 15:00.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pas tre fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Në anën tjetër edhe Ballkani në këtë ndeshje vjen pas një fitore dhe kërkon tre pikët në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Laroshi, Emini, Namani, Rama, Blakcori, Ramadani, Baftiu, Ahmeti, Januzi, Veliu, Gashijan.

Ballkani: Koliçi, Smajli, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emerllahu, Ismajlgeci, Hamidi, Giovanni, Tolaj, Adetunji.

/Telegrafi/