Site icon Telegrafi

Llapi pëson humbje nga të rinjtë e Shakhtar Donetsk

Kampioni dimëror i Kosovës, Llapi po zhvillon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në tokën turke.

Pasi kishin mposhtur ekipin turk Dinamo St Petersburg, radha ishte të takoheshin me Shakhtar Donetsk U21.

Kësaj radhe llapjanët nuk kanë arritur të shënojnë fitore edhe pse kishin lojtarë të rinj përballë.

 

Bardh e kaltërtit pësuan humbje me rezultat 4-2 në këtë sfidë miqësore.

Dy golat për Llapin u shënuan nga mesfushori fantastik Mentor Zhdrella, madje njëri nga ta ishte nga gjuajtja e lirë.

Sipas faqes zyrtare të klubit, Llapi në këtë takim ka treguar një lojë të mirë pavarësisht humbjes.

Nesër llapjanët do ta zhvillojnë një tjetër lojë miqësore me skuadrën Suduva. /Telegrafi/

Exit mobile version