Telegrafi

Llapi përforcohet me Trimror Selimin, sulmuesi rikthehet pas disa viteve në ‘Zahir Pajaziti’

Trimror Selimi është bërë me skuadër të re pas largimit nga Ulpiana.

Sulmuesi i talentuar ka arritur marrëveshje me Llapin ku tanimë është prezantuar nga bardhekaltërtit.

21-vjeçari u largua katër vite më parë nga Llapi, ku qëndroi dy vite te Prishtina dhe dy të tjera të Ulpiana.

Selimi me Llapin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe do të qëndroj aty deri në qershor të vitit 2025. /Telegrafi/