Llapi ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra bardh e kaltër sot është përforcuar në repartin ofensivë, teksa ka prezantuar Premtim Jakupin.
Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar i cili vjen nga Maqedonia e Veriut.
Jakupi më parë ka luajtur për Dritën e Begovinës, ndërsa trajneri Tahir Batatina e ka ofruar në skuadër.
“Premtim Jakupi është futbollist i Llapit. Ai ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit, teksa edhe kryetrajneri Tahir Batatina u nda i kënaqur që arriti ta sjell në skuadër talentin nga Tetova”.
“Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës. Llapit i bashkohet me një kontratë afatgjate, teksa klubi pret shumë nga Jakupi. Gjatë një gjysmë sezone Premtim Jakupi ka qenë pjesë e Dritës së Tetovës”, shkruan faqja zyrtare e KF Llapit. /Telegrafi/