Klubi futbollistik i Llapit ka prezantuar përforcimin më të ri.
Bëhet fjalë për kolumbianin Martinez Martinez, i cili u zyrtarizua si lojtar i skuadrës nga Podujeva.
Momentalisht Llapi gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Superligës dhe është në luftë për titullin kampion.
Ndryshe, llapjanët në fundjavë do të luajnë në Prizren kundër Lirisë. /Telegrafi/