Llapi është nikoqir i Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së dytë në ALBI Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët e nisën për mrekulli sezonin e ri, ku morën tri pikë të mëdha në udhëtim te Drenica.
Në anën tjetër edhe 89-shi ishte afër t’i marrë maksimumin e pikëve pas epërsisë 2-0 ndaj Dritës, por në fund gjilanasit barazuan gjithçka.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina kërkon tri pikët e radhës, derisa 89-shi ka udhëtuar drejt Podujevës për të shkaktuar një befasi pas asaj në xhiron e parë.
Tanimë dy trajnerët, Tahir Batatina dhe Shpëtim Idrizi kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të jenë në fushë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Idrizi, Maliqi, Emini, Firmino, Rivera, Fernandihno, Shabani, Neto, Progni, Robson.
Trepça ’89: Kaqiu; Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi; Peci, Nimani; Rrahmani, Gashi, Sekiqira; Mba
/Telegrafi/