Telegrafi

Llapi për fitoren e parë në kampionat, Arbëria për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Llapi vazhdon të jetë në kërkim të fitores së parë në edicionin e ri në Superligë.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina pas gjashtë javëve ka marrë vetëm dy barazim dhe ka pësuar katër disfata.

Deri më tani barazimet që kanë marrë llapjanët kanë qenë jashtë fushës së tyre.

Bardhekaltërtit synojnë fitore në xhiron e tetë të Ipko Superligës, teksa në shtëpi presin Arbërinë.

Skuadra e inkuadruar këtë edicion në Superligë, ka bërë mjaftë mirë në këto xhirot e para pasi ka grumbulluar 11 pikë dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive.

Tahir Batatina dhe Arbnor Morina tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim të rëndësishëm.

Formacionet zyrtare:

Llapi:Hoffman, Idrizi, Prençi, Peposhi, Emini, Al. Ramadani, Ar. Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Januzi.

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Hasanaj, Hyseni, Zabërgja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Beqiri, Pira, Kashtanjeva. Kryetrajner: Arbnor Morina

/Telegrafi/