Site icon Telegrafi

Llapi nuk ia del ndaj Ferizajt

Llapi dhe Ferizaj janë ndarë në paqe duke luajtur baraz 0-0.

Vendasit u futën në këtë takim si favoritë kryesor pasi ishin në garë për titull të kampionit.

Edhe pse kishin raste të mira shënimi, pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë vendasit provonin me çdo kusht shënimin e golit të epërsisë por nuk ia dolën.

Edhe Ferizaj kërkoi golin por në fund portieri Avdyli ishte vendimtar.

Ky barazim më shumë i shkoi për shtati Ferizajt që është në luftë për mbijetesë.

Pas këtij barazimi, Llapi mbetet në pozitën e katërt me 40 pikë të tubuara pas 21 javëve.

Ndërkohë Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me 20 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version