Telegrafi

Llapi ngritët në pozitën e dytë, mposht Ferizajn

Llapi ka shënuar edhe një fitore në garën për titullin e kampionit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët para shikuesve të vetë në stadiumin Zahir Pajaziti ka shënuar fitore kundër Ferizajit me rezultat 2:0.

Vendasit gjatë gjithë ndeshjes dominuan dhe kjo në fund iu shpërblye me tri pikë të reja pas triumfit gjatë fundjavës në Prizren.

Me të filluar ndeshja, Ahmed Januzi në të tretën minutë kalon në epërsi bardhekaltërit pas një pasimi të saktë të Festim Alidemajt.

Në pjesën e parë rast të mirë pati Dren Gashi, i cili nuk arriti të barazoi rezultatin në të 35 minutë kur u gjend i vetëm para portierit Haxho.

Remzifaik Selmani në të 40 minutë parabolloi portierin e mysafirëve, por nuk arriti të dyfishoi epërsinë e të besuarve të Tahir Batatinës.

Por, një minutë më vonë realizoi gol Festim Alidema, megjithëse mysafirët pretenduan se topi nuk kishte kaluar vijën e bardhë të portës.

Zeqiri në pjesën e dytë ishte afër të trefishoi epërsinë e vendasve, por nuk ia arriti një gjë tillë në të 54 minutë.

Qëndrim Dautaj ishte pranë realizimit të golit të parë për Ferizajn, por që nuk ishte i saktë në të 80 minutë.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për t’u veçuar dhe kështu ndeshja përfundoi në dobi të llapjanëve me rezultat 2:0.

Pas kësaj, Llapi ngritët në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 53 pikë gjersa Ferizaji mbetet në vendin e dhjetë me 25 pikë. /Telegrafi/