Telegrafi

Llapi nënshkruan me talentin Shaban Shabani nga Drita

Llapi ka përforcuar skuadrën për stinorin pranveror me njëri prej futbollistëve më të talentuar të Dritës, sulmuesin e krahut, Shaban Shabani.

Llapi është përforcuar me një lojtar shumë cilësor i cili luajti te ekipi U19 i Dritës, sulmuesin e krahut Shaban Shabani me të cilin kemi nënshkruar kontratë tre vjeçare.

“Sulmuesi i dy krahëve, të djathtë dhe të majtë, përforcon edhe më tepër organikën e ekipit dhe do jetë një ‘armë shtesë’ për ekipin e parë si dhe atë të juniorëve”.

“Shaban Shabani është i lindur më 14.07.2003 në Velekincë të Gjilanit, i gjatë 1.72 m, luan pa problem në dy krahët e sulmit. Karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit “Arbëria” nga Gjilani për të kaluar më pas tek Drita U19. Në 11 ndeshje të zhvilluara në edicionin vjeshtor me ekipin gjilanas ka realizuar 5 gola e ka asistuar edhe 6 herë për bashkëlojtarët e tij”.

“Vlen të cekët se Shabani ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U19”.

“Ky përforcim u kërkua me ngulm nga trajneri Tahir Batatina si dhe ishte edhe vetë dëshira e madhe e futbollistit për të ardhur tek Llapi, në klubin ku u jepet mundësi gjithmonë futbollistëve të rinj dhe premtues”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/