Site icon Telegrafi

Llapi në kërkim të fitores së parë, Prishtina për këndellje

Xhiroja e gjashtë e elitës së futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshje që do të luhen në Prishtinë dhe Podujevë.

Prishtina është vendëse e Besës, me bardhekaltërit që medoemos do të luftojnë t’iu rikthehen fitoreve pas tri ndeshjeve radhazi pa e shijuar trepikëshin.

Në anën tjetër, Besa udhëton e motivuar drejt “Fadil Vokrrit” pas fitores ndaj Trepçës ’89 dhe do të provojë të dëshmojë që fitorja ndaj mitrovicasve në xhiron e kaluar nuk ishte e rastësishme.

Ndërkohë, Llapi luan në “Zahir Pajaziti” për fitoren e parë sezonale, derisa përballë ka Drenicën.

Pika e fituar ndaj Prishtinës në xhiron e pestë, i ka dhënë pak qetësi ekipit të Tahir Batatinës, që sot synon me patjetër fitore ndaj kuqezinjve pasi që ka mbetur në vendin e fundit të renditjes.

Gjyqtar kryesor në Prishtinë do të jetë Ilir Mehmeti, ndërsa në Podujevë, Visar Kastrati.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 14:00. /Telegrafi/

SUPERLIGA – SOT

14:00 Prishtina – Besa
Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Arton Latifi, Alban Ejupi, Dardan Çaka.

14:00 Llapi – Drenica
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Abrashi, Visar Kelmendi, Genc Nuza.

Exit mobile version