Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bekim Maliqi dhe portieri Arlis Shala nuk do jenë më pjesë e Llapit.
Me marrëveshje të dyanshme, palët janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftimin e klubit.
“Mbrojtësi Bekim Maliqi me Llapin ka zhvilluar gjithsej 9 paraqitje duke asistuar një herë në 617′ të luajtura”.
“Kurse portieri Arlis Shala me Llapin u paraqit në 3 ndeshje, duke mbajtur portën të pa prekur një herë në 270′ në portë. K.F. Llapi i falenderon për kontributin e dhënë për klubin dhe iu dëshiron suksese në të ardhmen!”, shkruan faqja zyrtare e Llapit.
Klubi pritet që në ditët në vijim të ofrojë disa futbollistë cilësorë dhe për këtë ka filluar punën. /Telegrafi/