Klubi i Llapit me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimi me qendërmbrojtësin shqiptar Eglentin Gjoni.
Ka qenë vet klubi i Llapit që e ka konfirmuar largimin e Gjonit, pas vetëm gjashtë muajsh.
“KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni”.
“K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe”.
“Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/