Llapi është ndalur me barazim 1-1 nga Fushë Kosova në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Vendasit llapjan kanë shkuar në tri ndeshje pa fitore, pasi nuk arritën t’i marrin tre pikë në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me një nuancë më të mirë nga mysafirët, të cilët arritën të shënojnë golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 14-të me anë të sulmuesit Urim Statovci, i cili shënoi për 0-1.
Në pjesën e dytë, Llapi ishte skuadër dukshëm më e mirë duke arritur të shenojë golin e barazimit dhe pati shumë raste për golin e fitores.
Ishte Ahmed Januzi, i cili në minutën e 61-të barazoi shifrat në 1-1 për t’i dhënë shtytje ekipit të tij për rikthimin e rezultatin.
Megjithatë, sulmuesi Muhamet Hyseni nuk arriti të shënoj nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Llapi e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Fushë Kosova e fundit me 7 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Prishtina, ndërsa Fushë Kosova e pret Lirinë. /Telegrafi/