Telegrafi

Llapi mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”, bën hap të madh drejt finales

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Llapjanët ishin më të mirë që nga fillimi deri në fund, duke gjetur golin që në start.

Ahmed Januzi shënoi në minutën e 6-të për 1-0.

Kjo ishte e gjitha nga pjesa e parë, pasi Prishtina provoi të kthehej në lojë, por nuk ia arriti.

Me të filluar pjesa e dytë Llapi shënoi për 2-0, pas një lëshimi në mbrojtjen e Prishtinës.

Sërish ishte Januzi që shënoi, por kësaj here nga afër.

Në minutën e 63-të Llapi e hipotekoi fitoren, kur Kushtrim Shabani shënoi për 3-0 pas një aksioni të bukur.

Prishtina shënoi në minutën  65-të me Albin Prapashticën për 3-1 duke u kthyer në lojë.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në këtë mënyrë, në skenë doli Mërgim Pefqeli që shënoi për 3-2.

Deri në fund  nuk kishte më gola dhe Llapi ka bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës. /Telegrafi/