Llapi ka arritur fitore të lehtë ndaj Besës së Pejës në kuadër të javës së 16-të në Vala Superligën e Kosovës.
Llapi shënoi fitore me rezultat të thellë 4-0.
Llapjanët e mbyllën ndeshjen pothuajse në 30 minuta e parë duke shënuar tri herë.
Florim Berbatovci shënoi në minutën e nëntë për ta hapur takimin.
Pas tij shënuan edhe Gentrit Begolli dhe Edon Zeqiri.
Në pjesën e dytë shënoi Mirlind Dadu, por Besa u kundërpërgjigj me Gashin.
Arbnor Zeqiri gjeti golin për 5-1, ndërsa golin e dytë personal e shënoi Mirlind Daku për 6-1.
Llapi pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 30 pikëve. /Telegrafi/